Gjergj Mërkuri: Saranda është një qytet që nuk mund t’u përkas atyre që e shohin si plaçkë për ta grabitur

Kandidati i pavarur Gjergji Mërkuri në një reagim të parë pas regjistrimit si kandidat shprehet se Saranda është një qytet që nuk mund t’u përkas atyre që e shohin si plaçkë për ta grabitur.

Statusi i Gjergj Mërkuri:

Të dashur bashkëqytetarë, pas një beteje ligjore dhe makinacioneve të shumta të pushtetit për të ndaluar kandidimin tim në zgjedhjet lokale, ne arritëm të shënojmë fitoren e parë. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi me një vendim unanim që unë të jem zyrtarisht kandidat për Bashkinë e Sarandës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata firmëtarë që pavarësisht presioneve i dhanë frymë kauzës tonë të përbashkët. Një falenderim të veçantë dhe për të gjitha mesazhet pozitive që kanë ardhur në adresën time përmes rrjeteve sociale.


Tashmë është koha që ne të shënojmë fitoren e dytë, të gjithë bashkë, por kësaj here jo për mua por për qytetin. Saranda është një qytet që nuk mund t’u përkas atyre që e shohin si plaçkë për ta grabitur, por as atyre që e shohin si plaçkën e munguar gjatë kohës që nuk kanë qenë në pushtet.


Saranda është e banorëve të të gjithë komuniteteve që jetojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e saj. Në këtë betejë kam vendosur të hyj për njerëzit dhe jo për partitë politike, për t’i dhënë Sarandës dinjitetin e munguar. Le të shkojmë për fitoren e dytë të gjithë bashkë, shkruan Gjergj Mërkuri.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.