Gjendet në Sarandë djali i humbur nga Libohova

17/12/1922:11

Shperndaje:


Gjendet mbrëmjen e sotme adoleshenti 17 vjecar Izet Tosuni, i cili humbi kontaktet me familjen në datën 19/12/2019, nga Libohova në Gjirokastër. Gjatë transmetimit live te emisionit “Pa Gjurme”, erdhi informacion nga një shtetas shqiptar i cili u shpreh se e kishte takuar Izetin 3 orë më parë dhe se ndodhej në një stan në Qafë Gjashtë në qytetin e Sarandës.

Dëshmitari pas bisedës telefonike me redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, bëri te mundur lidhjen e pronarit të adoleshentit. Pas këtij informacioni, u bë e mundur edhe një bisedë telefonike me 17 vjecarin si dhe me pronarin e tij:

“Dëgjo, më vjen shumë keq. Unë nuk e ngarkoj me dru si pune kafshësh. Djalin këtu e ke hajde mere”-përfundon pronari.

Ndërsa Izeti, pas pyetjes së moderatores Odeta Dume se përse nuk komunikon me familjen përgjigjet:

“Po ku ja kam numrin une atyre? A ja keni numrin ju? Dëgjo pak këtu, nuk ja kam numrin atyre. Ma dërgoni” shprehet në lidhje telefonike adoleshenti.

Humbja e adoleshentit 17-vjeçarit, Izet Tosuni nga Libohova u denoncua ditën e hënë.

Familjarët thanë se Izeti është zhdukur që prej datës 9 dhjetor të ketij viti. “Pa gjurmë’’ komunikoi live në emision, në lidhje telefonike me nënën e djalit, Valbona Tosunin e cila tha se Izeti u largua pasi fqinji e kërcënoi se do të njoftonte policinë.

“Izeti punonte në fshatin Frashtan si çoban. Ai është larguar në datën 9 dhjetor. Fqinji e kërcënoi duke i thënë se do të sillte policinë, pasi i ka hedhur një gurë. Ai ka shkuar të godasë djalin me hekur. Në Frashtan ka vajtur burri me policinë. Nuk ka patur probleme. Ai punonte me të atin si çoban. Nuk shkonte në shkollë, kishte vetëm 4 klasë. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk merrej djali as me vjedhje as me vrasje. Me asgjë nuk merrej. Dyshojmë se gisht ka gjitoni”-tha nëna

Referuar deklaratës që tha babai i të riut, djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë edhe ai ngrinte shqetësimin se mund të jetë ngacmuar nga fqinji./ Report Tv

https://youtu.be/lW2Fxsl-Pd4


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.