Gjendet i pajetë një person në rrugë në Sarandë


Një person është gjetur i vdekur sot në rrugë në Sarandë.
Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë.
Pasi trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët në rrugë, ata njoftuan policinë dhe ambulancën e cila bëri transportimin e tij në morgun e spitalit.

KOMUNIKATA E POLICISË

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Andrea Gjoka 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni të bëjmë dialog”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.