Gazeta “National” jehonë poezisë “SHPRESË” së Silvi Sulaj

18/02/1914:52

Shperndaje:

 

Gazeta “National” jehonë poezisë “Shpresë” së Silvi Sulaj: Një thirrje poetike për zgjim shpirtëror dhe qëndresë njerëzore

 

Poezia “Shpresë” e autores Silvi Sulaj, e pasqyruar edhe nga gazeta “National”, vjen si një reflektim i thellë mbi gjendjen shpirtërore të shoqërisë bashkëkohore, e lodhur, e plagosur dhe shpesh e zhgënjyer, por ende jo e dorëzuar. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, emocionale dhe herë-herë thirrëse, autorja ngre shqetësime universale që prekin individin dhe kolektivin njëkohësisht.

 

Gazeta “National” jehonë poezisë “Shpresë” së Silvi Sulaj: Një thirrje poetike për zgjim shpirtëror dhe qëndresë njerëzore Poezia “Shpresë” e autores Silvi Sulaj, e pasqyruar edhe nga gazeta “National”, vjen si një reflektim i thellë mbi gjendjen shpirtërore të shoqërisë bashkëkohore, e lodhur, e plagosur dhe shpesh e zhgënjyer, por ende jo e dorëzuar. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, emocionale dhe herë-herë thirrëse, autorja ngre shqetësime universale që prekin individin dhe kolektivin njëkohësisht.

 

Në vargjet e saj, Sulaj portretizon një botë ku ngrohtësia njerëzore po zbehet, buzëqeshja po humbet dhe dashuria duket se po shuhet dalëngadalë. Megjithatë, poezia nuk ndalet në përshkrimin e errësirës; përkundrazi, ajo ndërtohet mbi idenë se shpresa është forca e fundit që nuk duhet humbur kurrë. Kjo shpresë shndërrohet në boshtin moral dhe filozofik të veprës.

 

Autorja i drejtohet njeriut të zakonshëm, por edhe popullit si identitet historik, duke rikujtuar vuajtjet, pushtimet, sakrificat dhe qëndresën shekullore. Poezia merr kështu një dimension kombëtar, ku shpresa nuk është vetëm ndjenjë personale, por trashëgimi kolektive që “rrjedh në gjak e në deje”.

 

Mesazhi është i qartë: ndryshimi nuk vjen pa zgjim, pa përballje dhe pa guxim. “Shpresë” është një thirrje për të mos u dorëzuar, për të mos pranuar apatinë si fat dhe për të besuar se edhe pas netëve më të errëta, mëngjesi vjen.

SHPRESË

nga Silvi Sulaj

 

Nga ëmbëlsia, ngrohtësia njerëzit po ikin,
edhe zjarret e dashurisë një nga një po i fikin.
Pothuaj çdo njeri ka harruar të buzëqeshë,
kanë harruar se në jetë i mban gjallë një shpresë…

 

Pothuaj të gjithë duken të lodhur e të raskapitur,
a thua me padurim po presin për të ikur?
Pse në qiell ka shtrëngata edhe furtunë?
Pse të gjithë vriten atje ku u dhemb më shumë?

 

Përse fati askujt nuk po i buzëqesh?
Pse të gjithë duken të pashpresë?
O njerëz, të gjithë ngrihuni në këmbë
dhe me të keqen hahuni dhëmb për dhëmb.

 

Gjithçka që ju rrethon nga themelet tundni,
veç shpresën kurrë mos e humbni.
Zhdukni nga jeta çdo gjë që ju duket keq,
lini engjëjt t’ju mbështjellin e jo më një dreq.

 

Sot ka ardhur dita për t’u zgjuar, t’i bëjmë ballë
të keqes, boll kemi duruar, një veç një jetë kemi,
dëm nuk duhet çuar. Ne kemi gjithçka,
talent, vullnet, forcë për të punuar…

 

Çohuni pra; kurrë nuk është vonë për të ndryshuar.
Ne si popull gjithçka në histori na ka ndodhur,
na kanë vrarë, na kanë prerë, por
ne nuk jemi lodhur.

 

Të jemi të pavarur na e kanë mohuar,
por ne kurrë nuk jemi dorëzuar.
Por ne kurrë nuk jemi dorëzuar.

 

Na kanë marrë tokën, na kanë pushtuar,
por ne me shpirt ndër dhëmbë kemi luftuar,
acarin e dimrit kemi duruar
dhe nga çdo betejë kemi dalë të fituar.

 

Kryelartësia, fisnikëria, besnikëria
ndër shekuj na kanë rrjedhur në gjak e në deje,
bekuar kemi qenë ne, o Zot, prej Teje.

 

Këto cilësi çdo shqiptar i ka trashëguar,
na rrjedhin në gjak, thjesht duhen zgjuar.
Ne kemi ndërtuar, kala kemi ngritur,
gur pas guri shkëmbinjtë i kemi ngjitur.

 

Kemi ndërtuar gjatë ditës
e të shkatërruar e kemi gjetur në mëngjes,
një fjalë ka thënë i pari: “E fundit shpresa vdes”.
Prandaj shpresën mos e humbni.

 

Për një të nesërme më të mirë,
thjesht mbyllni sytë e shprehni një dëshirë.
Se ajo do të realizohet një ditë në mëngjes,
ju thjesht jetoni, jetoni me shpresë…

 

Poezia “Shpresë” mbetet një dëshmi se fjala artistike ende ka fuqinë të zgjojë, të ngrejë dhe të frymëzojë, sidomos në kohë kur shpresa duket e brishtë, por e domosdoshme si kurrë më parë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.