Fshihen emrat në gjuhën greke nga tabelat në Finiq, Dule: Po nxitet urrejtje, qeveria mbyll sy e veshë


 

Ndërkohë që diskutohet projektligji për minoritetet dhe njohja e tyre si tw tillw edhe me 300 persona, kreu i PBDNJ Vangjel Dule denoncon një ngjarje të ndodhur në Finiq që sipas tij nxit po urrejtje etnike.
Dule shkruan në twiter se prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke dhe ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.

Për kreun e PBDNJ kjo është një vepër penale dhe shton se pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

Dule i bën thirrje siç e quan ai spektrit evropian të politikës, opinionit të shëndoshë publik dhe medias që së bashku t’i presin rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre.

“Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.

Dhe megjithëse një akt i tillë:1)përbën vepër penale2)shkel frymën dhe germën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve3)dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

Thirrja jonë për spektrin sinqerisht evropian të politikës, opinionin e shëndoshë publik dhe mediat është që së bashku tu presim rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre,”-shkruan Dule.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.