Reklamë I Love Orange

Fshesë në Policinë e Qarkut Vlorë! Pezullohen nga detyra 22 oficerë


Parcelat e kultivuara me kanabis në qarkun e Vlorës kanë sjellë pezullimin nga detyra të 22 oficerëve të policisë. Me urdhër të ardhur nga Tirana, Report Tv mëson se janë pezulluar nga detyra inspektorë zonash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Kjo “furtunë” te blutë e qytetit bregdetar vjen pak ditë pas operacionit të bërë ku nga kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë u evidentuan parcela me kanabis, më konkretisht në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës. Për pasojë u arrestuan dy kryepleqtë e fshatrave D. M., 69 vjeç banues në Bolenë, K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në pranga ra edhe inspektori i zonave të mbrojtura në Bolenë I. Gj., 64 vjeç, e ndërsa u procedua në gjendje të lirë A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

25 Nëntor 2026 20:23
U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

25 Nëntor 2026 19:18
Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

25 Nëntor 2026 18:35
Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

25 Nëntor 2026 17:14
Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

25 Nëntor 2026 15:07
Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24