Fshati Sasaj, Sarande

10/01/1612:58

Shperndaje:

Fshati Sasaj, Sarande


Fshati Sasaj ndodhet në Bregdet, midis fshatit Lukovë dhe fshatit Piqerras. Sasaj është një fshat i vogël por me shtëpi karakteristike të vendit dhe i mbushur me një shumëllojshmëri pemësh frutore. Çdo shtëpi mund të ketë disa pemë nga më të ndryshmet dhe shumë të shijshme.

sasaj

Gjithashtu nga fshati i pozicionuar në bregun malor, mund të shihet plazhi i Bunecit dhe deti i shtrirë në një hapësirë të pafundme, ashtu siç ndodh me shumicën e fshatrave të Bregdetit Sarandë-Vlorë. Mund të themi se është padyshim një fshat shumë i bukur. Aty kalon dhe një ujësjellës në kanal, që vjen nga Tatzati dhe derdhet në HEC-in që është ndërtuar në Bunec.
Kanali dhe burimet, por edhe pylli, i jep fshatit Sasaj një bukuri që të qetëson mjaft! Banorët e fshatit përgjithësisht jetojnë në emigrim, kryesisht në Greqi. Në fshatin Sasaj nuk gjetëm as një kafe-bar të vetme. Në qendër të fshtatit ekziston dhe një xhami që duket se është ndërtuar në një perjudhë të vonë por që e cila duket se nuk ka besimtar që të praktikojnë besimin e tyre.

sasaj 3

Në fshatin Sasaj, një zonë e tërë mban emrin Shën Marina, gjë që në asnjë fshat tjetër të Bregdetit nuk gjendet një zonë që të mbajë këtë emër. Veç rrugës kryesore të asfaltuar që shkon në fshat, ekziston dhe një rrugicë me kalldrëme që e lidh fshatin me rrugën nacionale, e ndërtuar qysh prej kohës së italianit. Sot kjo rrugicë është në gjendje të pamirëmbajtur. Fshati Sasaj ndodhet përafërsisht 35 km distancë nga qyteti i Sarandës.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Është 1 nga kërkesat e protestës, por Rama nuk tërhiqet: “Paketa e Maleve nuk anulohet”
Restaurant Boulevard ’90 në Sarandë kërkon të punësojë staf
Pas apartamenteve, në shënjestër edhe makinat e motorët me qira, platformat do t’i raportojnë të ardhurat në Tatime
Taverna AFA në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier
Don Pé Beach & Pool Club te Bougainville kërkon Banakier, Kamarier dhe Sanitare
Grand Hotel Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.