Reklamë I Love Orange

Fryrje barku dhe anemi? Mos i neglizhoni, ja çfarë mund të fshihet pas këtyre simptomave

Fryrje barku dhe anemi? Kujdes nga sëmundja celiake, shpesh ngatërrohet me intolerancën ndaj glutenit 

Fryrja e barkut, gazrat, lodhja apo mungesa e vitaminave janë simptoma që shumë njerëz i lidhin thjesht me intolerancën ndaj glutenit. Megjithatë, në shumë raste ato mund të jenë shenja të një problemi më serioz: sëmundjes celiake, një sëmundje autoimune që shpesh kalon pa u diagnostikuar.

 

Fryrje barku dhe anemi? Kujdes nga sëmundja celiake, shpesh ngatërrohet me intolerancën ndaj glutenit 

 

Celiakia nuk është thjesht intolerancë ushqimore. Ajo lidhet me një reagim të sistemit imunitar ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Ky reagim dëmton zorrën e hollë dhe pengon përthithjen e lëndëve ushqyese, duke shkaktuar pasoja në të gjithë organizmin.

 

Simptomat mund të jenë të ndryshme dhe shpesh të paqarta. Ndër më të zakonshmet janë dhimbjet dhe fryrje barku, çrregullimet e tretjes si diarre apo kapsllëk, lodhja e vazhdueshme, anemia dhe mungesa e vitaminave. Tek fëmijët mund të shfaqet rritje e ngadaltë, peshë e ulët, nervozizëm apo probleme me zhvillimin.

 

Nëse nuk trajtohet, sëmundja mund të ndikojë edhe në organe të tjera, duke çuar në probleme me kockat, sistemin nervor, fertilitetin apo shëndetin mendor.

Diagnoza nuk bazohet vetëm te simptomat, por kërkon analiza specifike si testet e gjakut për antitrupat dhe, në raste të caktuara, ekzaminime të tjera mjekësore.

 

Trajtimi kryesor mbetet dieta pa gluten, megjithatë kjo kërkon kujdes, pasi gluteni nuk gjendet vetëm në produktet e brumit, por edhe në shumë ushqime të përpunuara dhe produkte të përditshme. Specialistët rekomandojnë orientimin drejt ushqimeve natyrale si frutat, perimet dhe drithrat pa gluten, duke shmangur produktet e rafinuara.

Ekspertët theksojnë se kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar, pasi zorra luan një rol kyç në shëndetin e gjithë organizmit. Saranda Web

 

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24
MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29
Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

23 Nëntor 2026 18:21
Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

23 Nëntor 2026 17:52
Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44