Fillon riparimi i tubacionit të ujit pas dëmtimit gjatë mbrëmjes së djeshme


Tubacioni i ujit të pijshëm në qendër të Sarandës ka pësuar një çarje gjatë mbrëmjes së djeshme, duke bërë që ujit të vërshonte në rrugën Skërnderbeu dhe rrugën e Flamurit.
Pavarësisht se fillimisht u krijua një konfuzion se ujërat vinin nga shpërthim i kanalizimit të ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme me ndërhyrjen e punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë është qartësuar se ujërat vinin nga tubacioni i ujit të pijshëm dhe duke u përzier me rërën e shtresës poshtë gurëve të shtruar në rrugë, jepnin idenë se ujërat vinin nga pusetat e ujërave të zeza.

Deri tani nuk jepet një afat se kur do të përfundojë riparimi i tubacionit të dëmtuar, i cili ka lënë pa furnizim me ujë disa zona në qendër të qytetit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë