Fillon procesi gjyqësor për vrasjen e ndodhur në Shkallë të Konispolit

16/11/1611:24

Shperndaje:


gjykata-sarande Ka filluar në Gjykatën e Sarandës procesi gjyqësor në ngarkim të Ajet Rexhepit, 49 vjec, i akuzuar për vrasjen e ndodhur në 13 shkurt në Shkallë të Konispolit. Gjatë ditës së sotme, në gjykatë janë thirrur për të dëshmuar një numër i madh dëshmitarësh.
Ngjarja:
Në orën 1:00, në lokal ka hyrë një hajdut që ka kërcënuar pronarin e lokalit Arqile Poci, me qëllimin për ta grabitur. Poçi ka bërë thirrje për ndihmë dhe Shehu ka shkuar për tiu gjendur pranë tij. Dyshohet se viktima ka njohur autorët e grabitjes dhe për këtë arsye mund të jetë qëlluar për vdekje. Sipas prokurorisë, Pajtim Shehu i ka ndeshur grabitësit gjatë kohës që po i shkonte për ndihmë fqinjit, që sapo i ishte vjedhur lokali.
Mësohet se Ajet Rexhepi është komshi me viktimën. Ai ishte një nga dhjetëra të shoqëruar nga Policia e Sarandës, si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, lidhur kjo edhe me një konflikt të mëparshëm banal që ka pasur me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi.
Policia e Sarandës vuri në pranga një ish-efektiv të policisë, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së 44-vjeçarit Pajtim Shehu. Ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 13 shkurtit së shkuar në një lokal në fshatin Shkallë të Konispolit. Bëhet fjalë për Ajet Rexhepin banues në këtë fshat, i cili ka pasur konflikte me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja.
Prokuroria akuzon për këtë ngjarje Ajet Rexhepin se ai ka qëlluar për vdekje babain e tre fëmijëve me një plumb në fytyrë (poshtë syrit). 49-vjeçari u vu nën akuzë pas përgjimeve të kryera, por edhe bazuar në dëshmitë kontradiktore të dhëna prej tij. Por, prova më e fortë sipas prokurorisë, është fakti se atij i janë gjetur gjurmë baruti në duar.
I akuzuari Ajet Selmani nuk i ka pranuar asnjehere akuzat.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati puna për nisjen e tunelit në Bypass-in e Sarandës – VIDEO
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon Kamarier. Nuk ofrohet akomodim
Terminali në Sarandë nis funksionimin, por autobusët vijojnë të futen në qytet për parkim
Grand Hotel Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Sip N’Sin Cocktail Lab kërkon Hostess, Ndihmës Barist/e dhe Sanitare
Nesër do të ketë një shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.