Festat e fundvitit/ Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët

24/12/1920:09

Shperndaje:


Këshilli i Ministrave vendos të japë shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Ajo tha se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim me rastin e festave, para të cilat u morën nga kursimet e shtetit.

“Jepet bonusi për pensionistët 3 mijë lekë. 663 mijë qytetarë përfitojnë 3 minë lekë shpërblim 20 miliardë lekë per rindertimin e banesave, ne po konsolidojmë masat që mund të marrim paraprakisht. Fondin për pensionistët e morëm nga kursimet”, u shpreh Denaj.

Vendimi për dhënien e shpërblimeve për pensionistët u mor në ‘minutat e fundit’, një ditë para festës së Krishtlindjes, pas shumë konsultimeve në kabinetin qeveritar, duke pasur parasysh situatën financiare ku ndodhet vendi pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vlera e këtij fondi që do të shkojë për bonusin e kategorive të cilat marrin pension arrin në 2.4 miliardë lekë. Vendimi për të dhënë shpërblimin e fundvitit sjell edhe aktin e dytë normativ për vitin 2019 lidhur me buxhetin e shtetit. Ky akt normativ tashmë do të kalojë në Komisione dhe Parlament në vitin 2020. Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel “Palma City” në Sarandë kërkon Kamariere
Captain’s Residence në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi dhe Mbikqyrës Parkimi
Qytetari rrëmbehet dhe dhunohet nga njerëz të maskuar, Policia bën sehir dhe godet personin që filmonte
J&P Beach Restaurant kërkon Kuzhinier dhe Nd. Kamarier. Ofrohet akomodim
MY FAMILY Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhiniere, Kamariere dhe Hostes
Ndahet nga jeta Musa Musai, ekonomisti dhe intelektuali i respektuar nga Ninati

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.