Fermerët japin alarmin, po na ngordhin bagëtitë, asnjë ndihmë nga Bashkia


Megjithëse situata e përmbytjeve duket se ka kaluar, janë fermerët ata që më së shumti po ndiejnë pasojat e përmbytjeve.
Fusha e Cukës nga vërshimi i ujrave i ujrave të Bistricës si pasojë e carjes së argjinaturës vazhdon të mbetet e përmbytur.
Nj;ri nga fermeret Bardhyl Kadëna, i cili mbarështonte rreth 200 kokë dele në këtë fushë shprehet se nga ana e bashkisë i është ofruar vetëm disa kilogramë bar i thatë.
Ai shprehet se për problemin i është ankuar edhe kryetares së bashkisë Sarandë, por sipas tij ajo i është përgjigjur se nuk është kompetencë e saj sigurimi i ushqimit për bagëtitë e tij.
Ai është takuar edhe me zv. ministrin e bujqësisë Dhimo Kote, i cili si ndihmë i ofroi numrin e tij të telefonit, të cilin nuk ja hapi asnjëherë.
– Po më ngordhin bagëtitë, shprehet fermeri Bardhyl Kadëna për Saranda Web me zërin që i dridhet, nuk kam mundësi tjetër, do t`i shpie në fushë të mbyten sepse nuk i shikoj dot të më ngordhin në oborrin e shtëpisë.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.