Ende asnjë pikë uji nga depoja e “Gropës së Patates”


Megjithëse kanë kaluar rreth 9 vite nga projekti i depos së ujit në vendin e quajtur “Gropa e Patates”, nga kjo depo ende nuk pikon ujë. Ndërtimi i depos ka përfunduar prej rreth 3 vitesh ndërkohë vitin e kaluar u tenderua Ndërtimi i stacionit të pompave për furnizimin e depos 2000 m3 të Lugut të Dardhës.
Fondi i akorduar për vitin 2018 është 5.691.092 lekë pa tvsh, dhe afati i përfundimit të punimeve ka qenë muaji shkurt i vitit 2019.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga afati i përfundimit të stacionit të pompave, pas përfundimit të së cilit pritej furnizimi i banorëve me ujë, depoja e “Gropës së Patates” nuk është vënë në funksion. FSHZH më herët ishte shprehur se stacioni i pompimit do të vihej në punë në maj të 2019, por megjithëse kaloi vera, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Kaq të mëdha janë interesat për ta lënë pa ujë këtë qytet?

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.