Emergjencat Civile japin alarmin: Shirat mund të shkaktojnë përmbytje


Alarm për përmbytje në Shqipëri, priten reshje të forta në jug
Në fundjavë parashikohet të ketë shira të rrëmbyeshëm, që rrezikojnë përmbytje, kryesisht në zonat jugore.
Sic duket edhe nga grafiku qe kemi paraqitur, ne zonen e Sarandes, sherbimi metereologjik grek parashikon qe diten e premte te bien reshje deri ne 90 mm.
“Sipas të dhënave nga institucionet tona, por edhe institucioneve ndërkombëtare parashikohet që në vendin tonë në datat 30 nëntor të bien mbi 110 ml shi në 24 orë. Të njëjtën situatë do të ketë edhe veriu i Greqisë, çka do të rëndojë situatën në zonat tona jugore kryesisht vendet që përkeqësohen nga lumenjve Vjosa, Semani dhe Shkumbini, etj”, shprehet Shemsi Prençi.
Emergjencat Civile kanë lajmëruar të gjitha prefekturat e për të marrë masa, si në zonat urbane, edhe në ato rurale. Alarmi për prefekturat është dhënë të shtunën e kaluar, kohë e mjaftueshme për marrë masat. Kujdes duhet treguar sidomos në shkolla.
“Nëse do të vazhdojë procesi mësimor, gjatë ditës së premte, veçanërisht nxënësit e shkollave 9-vjeçare duhet të shoqërohen patjetër nga prindërit ose të afërmit”, u shpreh Shemsi Prençi.
Më e rrezikuara nga reshjet është prefektura e Vlorës. Paraditen e të mërkurës në këtë prefekturë u mblodh shtabi e emergjencave, që vendosi bllokimin e lundrimit për të gjithë tragetet gjatë ditëve të shirave.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.