EKSKLUZIVE: Gjergji Mërkuri, kandidat i PS për zgjedhjet e 11 majit

10/03/2517:24

Shperndaje:

Ekskluzive – Gjergji Mërkuri, kandidat i PS për zgjedhjet e 11 majit

 

Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë në listat e saj në për Qarkun Vlorë një emër të njohur për qytetarët dhe për vetë strukturat e saj.

Burime ekskluzive për Saranda Web konfirmojnë se Gjergji Mërkuri do të jetë kandidat i PS për zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

 

gjergj merkuri - Saranda Web

 

Gjergji Mërkuri nuk është një emër i panjohur në skenën politike vendore. Ai ka qenë një drejtues i rëndësishëm i Partisë Socialiste në Sarandë, sidomos në periudhën kur kjo forcë politike ishte në opozitë. Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Mërkuri vendosi të kandidojë si i pavarur për postin e kryetarit të bashkisë, duke sfiduar si të majtën ashtu edhe të djathtën tradicionale në qytet.

 

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama gjatë mitingut elektoral në Sarandë vitin e kaluar, ka fituar tashmë një kuptim të ri. Në atë fjalim, Rama theksoi se “Njerëz të Partisë Socialiste i kanë rënë në qafë Gjergji Mërkurit“, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tij dhe PS-së nuk ishin ndërprerë përfundimisht.

 

 

Vendimi për të kandiduar Mërkurin si përfaqësues të PS-së është një lëvizje që mund të sjellë dinamika të reja në garën e 11 majit. Ajo sinjalizon edhe një përpjekje të socialistëve për të siguruar vota në një qytet me rëndësi strategjike dhe me një elektorat që shpesh ka treguar pavarësi në vendimmarrje.

 

Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky vendim nga baza e Partisë Socialiste në Sarandë dhe cili do të jetë reagimi i kundërshtarëve politikë.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë zhvillimet e kësaj gare të rëndësishme elektorale.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente
Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5
Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it
Vikingen Boat Tours kërkon të punësojë 2 agjentë/e biletash për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.