Ekipi i notit të Butrintit i harruar nga Bashkia Sarandë

06/09/1715:30

Shperndaje:


Edhe pse është nga ekipet e para të formuara në rang vendi, dita ditës të rinjtë që merren me këtë sport po e lënë vendin duke gjetur strehë në vendet fqinjë.
Trajneri i notit, Stefan Shendi thot se janë bërë kërkesa të vazhdueshme në Bashkinë e Sarandës, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe nuk ka asnjë përgjigje
“Me gjithë rezultatet dhe kërkesat në Bashki, qoftë në drejtimin e zonjës Florjana dhe drejtuesit e mëparshëm, kemi rënë në vesh të shurdhër. Na kanë abandonuar, na kanë lënë në harresë.
Sportistët kanë zënë kategoritë e para në garat individuale dhe nuk janë trajnuar asnjëherë, as ekonomikisht as me benefite ushqimore”, shprehet trajneri Shendi.
Sipas trajnerit të notit edhe pse ekipi i Sarandës ka marrë medalje asnjëherë nuk ka përfituar asnjë benefit, mbi të gjitha notarët e rinjë bëjnë stervitje vetëm gjatë përiudhës së verës pasi mungon një pishinë në të cilën mund të kryhen stervitje edhe gjatë stinës së dimrit.
VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=by9ivkytCe4

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”
Liam’s Bar & Snacks kërkon Kamarier/e me ose pa Eksperiencë. Punësim vjetor
Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.