Edi Rama: Shumë shpejt do shikoni kryetar bashkish në SPAK! Kanë turpëruar Partinë Socialiste

11/05/2214:20

Shperndaje:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se shumë shpejt në Prokurorinë Speciale SPAK, do të ketë kallëzime për kryetar bashkish të zgjedhur nga PS. Ai nuk dha detaje konkrete, por tha se ata janë kapur nga Njësia Antikorrupsion.

“Shumë shpejt do keni kallëzime për figura të PS nga Njësia Antikorrupsion. Për kryetar bashkish që kanë turpëruar Partinë Socialiste. Së shpejti do t’i keni në SPAK”, u shpreh Edi Rama në një konferencë nga selia e PS.

I pyetur se përse socialistët nuk bëjnë kallëzime në SPAK për kundërshtarët politikë, Rama u shpreh se ishte kundër këtyre veprimeve, në një kohë që vendi ka drejtësi.

“Ça kallëzime të bëjmë më ne?! Për non-gratën. Ajo ka dalë akuza, nga Shtetet e Bashkuara. Dalin lloj e lloj analistash, e marrin nëpër gojë ambasadoren, Sekretarin e Shtetit, sikur Amerika është klubi i syrit qimi.net.

Ça kërkoni nga ne?! Ça kallëzimi të bëjmë ne?! Parti politike që bëjnë kallëzime, i kemi bërë dhe ne këto në të kaluarën por unë jam kundër këtyre. Kur s’ke drejtësi nuk ke ça bën, do i bësh, po tani e kemi drejtësinë”, u shpreh kryeministri.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greqia merr masa të rrepta për sezonin veror: ndryshojnë orët e qetësisë, burg deri në 5 muaj për shkelësit
Oriku – Butrinti / Finalja që vendos ngjitjen në Kategorinë e Parë
U përhap me shpejtësi: Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?” – Reagon për herë të parë bashkia
KURBAN në vilën e Enverit – një reflektim për Sarandën që humb hapësirën publike
Medusa Lounge Terrace në Sarandë kërkon Banakier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës kamarier
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Sanitare dhe Nd. Kamariere në bufe për mëngjese

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.