Edi Rama me kryetarët e bashkive: askush nuk rikandidon pa firmosur hartat e “Paketës së Maleve”

17/01/2612:47

Shperndaje:

Edi Rama me kryetarët e bashkive: askush nuk rikandidon pa firmosur hartat e “Paketës së Maleve”

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive në vend, ku ka vendosur një kusht të prerë për të ardhmen politike të drejtuesve vendorë: askush nuk do të rikandidojë për kryetar bashkie nëse nuk dorëzon hartat për zbatimin e “Paketës së Maleve”.

 

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se një pjesë e madhe e bashkive nuk kanë përmbushur ende as fazën e parë të këtij procesi, pavarësisht afateve të përcaktuara dhe rëndësisë strategjike që ka kjo paketë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave malore.

 

“Shumë bashki nuk kanë përmbushur as fazën e parë. Nuk mund të flasim për rikandidime apo mbështetje politike, nëse nuk ka angazhim konkret dhe punë reale në terren,” – është shprehur kryeministri.

 

Sipas Ramës, “Paketa e Maleve” po zgjon interes të madh nga investitorët, çka e bën edhe më të pajustifikueshme vonesën apo neglizhencën nga ana e pushtetit vendor. Ai bëri të ditur se vetëm ditën e parë të prezantimit të paketës kanë shprehur interes rreth 700 investitorë, një shifër që, sipas tij, tregon potencialin e madh ekonomik që mbart ky program.

 

Kryeministri u kërkoi kryetarëve të bashkive që të veprojnë menjëherë, duke përgatitur dhe dorëzuar hartat përkatëse, si një parakusht jo vetëm për zhvillimin e zonave malore, por edhe për vijimësinë e tyre politike.

 

Kryeministri Edi Rama kishte zhvilluar më 23 tetor një takim me të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë për vonesat serioze në zbatimin e “Paketës së Maleve”, një ligj i miratuar në fillim të vitit dhe që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe rurale.

 

Në një ton të ashpër, Rama ka vendosur një kusht të qartë politik:
asnjë kryetar bashkie nuk do të rikandidojë nëse nuk dorëzon hartat për zonat prioritare të Paketës së Maleve.

 

“Pse nuk m’i keni sjellë hartat për Paketën e Maleve?” – u është drejtuar kryeministri kryebashkiakëve, duke theksuar se shumë bashki nuk kanë përmbushur ende as fazën e parë të procesit.

 

Në qendër të kritikave janë përmendur edhe Sarandë dhe Konispol, për të cilat Rama ka kërkuar angazhim më të madh në përfshirjen e territoreve rurale në këtë program zhvillimi.

“Edhe Saranda ka zona rurale që duhet të futen në Paketën e Maleve. Ka potencial turistik, bujqësor dhe natyror që mund të marrë frymë të re, por kjo kërkon që bashkitë të mos qëndrojnë pasive,” – ka deklaruar Rama.

 

 

Sipas kryeministrit, vonesat në dorëzimin e dokumentacionit po dëmtojnë seriozisht interesin e investitorëve. Ai bëri të ditur se ditën e parë të prezantimit të Paketës së Maleve pati rreth 700 të interesuar, ndërsa në total janë regjistruar mbi 800 shprehje interesi, kryesisht nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

 

“Shumë prej tyre presin ende përgjigje. Kjo vonesë po dëmton frymën e kësaj pakete, e cila është menduar të jetë e shpejtë dhe praktike,” – u shpreh Rama.

 

Mesazhi i Ramës për kryebashkiakët sot ishte i prerë:
ose dorëzohen hartat për Paketën e Maleve, ose nuk ka rikandidim.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shqipëria, destinacion i jahteve: Forbes e sheh vendin si qendrën e re të luksit në Mesdhe
Edi Rama me kryetarët e bashkive: askush nuk rikandidon pa firmosur hartat e “Paketës së Maleve”
Sarandë | Policia shpall në kërkim disa persona të paidentifikuar, dhunuan dy persona pas një konflikti
Kur ligji përdoret si justifikim dhe fëmijët harrohen: rasti i shkollës “9 Tetori” në Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës
Rriten çmimet e referencës edhe për fshatin. Harta e çmimeve në Sarandë, Delvinë, Konispol, Finiq dhe Himarë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.