Edhe sa fushata zgjedhore duhet të kalojnë të përfundojë Kardhiq – Delvinë?! Nga Jesica Ruçi

13/07/2015:14

Shperndaje:


NË PRITJE TË VERSIONIT TË RI “KARDHIQ-DELVINË PRO”
EDHE SA ??
Edhe sa jetë duhet të humbim qe të mbarojë e flamosura rrugë, edhe sa të sëmurë do të duhet të luftojnë me kthesat e muzinës më fortë se me vdekjen ???
Apo mos ndoshta pyetja duhet kthyer ndryshe, edhe sa fushata do të duhet të kalojnë ?
Kardhiq Delvinë, një histori pa krye e një rrugë pa rrugë ,
Një nga akset më të rëndësishmë përsa I përket zhvillimit rajonal dhe atij kombëtar, hedhur si ide në kohën kur PD qeveriste Shqipërinë, Tenderuar për herë të parë në vitin 2007 dhe me një afat prej 2 vitesh për përfundimin e punimeve.

Vlera totale e këtij segmenti rrugor është rreth 12 miliardë lekë dhe pritet të përfundojë financimi nga buxheti i shtetit në vitin 2022. Rruga Kardhiq -Delvinë është kthyer në një telenovelë të vërtetë, pasi vazhdimësia e projektit është ndërprerë disa herë. Projekti i rrugës Kardhiq – Delvinë është tenderuar në vitin 2007 me qeverinë “Berisha”, ndërsa punimet nisën në 24 dhjetor 2007. Ndërtimi i lotit të parë të rrugës Kardhiq- Delvinë marrë përsipër nga firma “Krichberger” dhe “Alb Shpresa Cobial” ishin parashikuar të përfundonin në 30 prill të 2009. Por punimet vijuan përtej afatit të përcaktuar, deri në momentin kur në maj të 2012 firma përgjegjëse i ndërpreu punimet pa dhënë pa asnjë shpjegim.

Në korrik të 2018 kryeministri Rama do të rikthente sërisht në fokus rrugën Kardhiq-Delvinë duke prezantuar projektin për rrugën në fjalë për lotin 4.5.6 dhe 7. U parashikua fillimisht që rruga Kardhiq-Delvinë të përfshihej në projektin “1 miliard euro” për ndërtimin e infrastrukturës përmes partneritetit publik-privat, por qeveria ndryshoi mendje, duke pranuar që ta financojë me fonde buxhetore. Tre lotet, katër, pesë dhe gjashtë do të kushtonin rreth 52 milionë euro, ndërsa tuneli kërkon rreth 19 milion euro të tjera. 30 gusht të 2019 punimet për ndërtimin në rrugën Kardhiq-Delvinë u anuluan sërisht, ndërsa në 12 shtator të këtij viti Ministria e Financave anuloi tenderin e tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë “për projekte më emergjente”, duke e mbështjellë me mister fatin e tenderit për këtë lot. Tenderi për lotin 7 të aksit Kardhiq-Delvin u zhvillua në 27 qershor dhe në të morën pjesë 6 kompani. ARRSH shpalli fituese ofertën më të shtrenjtë atë të kompanive “Ircop” dhe “Sulova” me 18.9 milionë euro.Por ky vendim u rrëzua si i paligjshëm nga komisioni i prokurimit, i cili urdhëroi autoritetin të shpallë fituese ofertën më të lirë, atë të kompanive “Cobial” dhe “Gjoka” me 4.3 milionë euro më pak.ARRSH refuzoi të zbatojë vendimin e komisionit duke akuzuar kompaninë Gjoka për mashtrim, ndërsa kjo e fundit kallëzoi penalisht ish drejtoreshën, Sonila Qato për shpërdorim detyre. Pasi skandali shpërtheu në publik ministria e infrastrukturës udhëzoi anulimin e tenderit, ndërsa Sonila Qato u largua nga posti i kreut të ARRSH-së duke u zëvendësuar me Vasilika Vjeron.

Për këtë çështje ka patur një komunikim tre palësh mes ministrisë, autoritetit rrugor dhe agjencisë së prokurimeve. Por baza ligjore për anulimin e tenderave mbetet e paqartë, çka ka krijuar një kaos të vërtetë institucional, pasojat e të cilit janë zvarritja pa fund e ndërtimit të rrugës, e cila shkurton me 3 orë distancën nga Tirana në Sarandë. Punimet janë ndarë në 8 segmente me 8 tendera të ndryshëm. Tre segmentet e para (gjithsej 16.6 km) kanë përfunduar, tre të dytët (gjithsej 14.6 km) janë duke u ndërtuar, ndërsa ndërtimi i segmenteve 7 dhe 8 nuk ka nisur ende.Kostoja për përfundimin e rrugës do të jetë 60 milionë euro.

Tenderi që u anulua së fundmi është ai i tunelit në qafën e Skërficës, pjesë e segmentit 7.Aksi ka një gjatësi rreth 34 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli dhe disa urave. Kardhiq – Delvinë është një nga nyjet më të rëndësishme të turizmit jugor, pasi lidh rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë me Sarandën, duke shmangur qafën e Muzinës, rrugë malore dhe e vështirë për automjetet.Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit. Por kur do të mbarojë rruga e kthyer në një telenovelë me disa seri ?
Apo mos ndoshta do të duhet të presim versionin e ri te premtimeve “ inagurimi I rrugës Kardhiq – Delvinë 10 + ( si versionet e telefonave të zgjuar)”

Jesica Ruçi – Emigrante në SH.B.A


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.