Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë

14/07/2521:36

Shperndaje:

 Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë

 

Valës së reagimeve ndaj ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për pastrimin e administratës nga paaftësia dhe performanca e dobët i është bashkuar edhe Saranda.

 

Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë

 

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe njësive në varësi të bashkisë. Lëvizja vjen pas vendimit të ngjashëm të marrë më parë nga kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli.

 

Kërkesa e Çaçit për dorëheqje kolektive shihet si pjesë e një procesi ristrukturimi që ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit të administratës vendore dhe rritjen e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve.

 

Ky zhvillim po interpretohet si një nënshtrim i pushtetit vendor ndaj vullnetit të Kryeministrit, duke ngjallur diskutime mbi autonominë vendore dhe ndikimin që qeveria qendrore ka në drejtimin e bashkive.

 

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse këto dorëheqje do të çojnë në përmirësim real të shërbimeve, apo thjesht në zëvendësime formale me emra të rinj.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të sjellë për qytetarët informacionin më të saktë dhe të verifikuar.

 

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjës/e për sezonin
KING FAST FOOD në Sarandë kërkon Motorist dhe Punonjëse pastrimi
Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.