E fajësonte për vdekjen e të birit, 73-vjeçari i fut plumbin mirditorit

30/01/208:50

Shperndaje:


48 vjeçari Martin Doda kishte vite që jetonte në Kopaçez dhe para disa vitesh 73 vjeçarit Kadri Nora i kishte vdekur djali, i cili punonte si bari bashkë me këtë 48 vjeçarin.
Babai 73 vjeçar bënte fajtor 48 vjeçarin për vdekjen e djalit dhe kanë patur debate nëpër vite.

Komunikata e Policisë:

Plagos me armë 48 vjeçarin, por vihet në pranga menjëherë autori i dyshuar.
Në orën 04:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, Delvinë, për motive të dobëta shtetasi K.N ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.