E dhimbshme: Ndërron jetë një foshnje 4-muajsh në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Sarandë.

Një foshnje ka mbërritur e pajetë në ambientet e spitalit të Sarandës.

Sipas të dhënave të deritanishme për newsbomb.al foshnja e seksit mashkull, vetëm 4 muajshe ka mbërritur rreth një orë më parë nga Konispoli.

Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal pasi ka patur të vjella dhe bark, por paraprakisht dyshohet se ka lindur me probleme shëndetësore.

Foshnjës pritet t’i bëhet autopsia mjeko-ligjiore, për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së papritur.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.