Dyshime se ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Athinë lidhet me vrasjen e Edmond Hoxhës në Tiranë

19/12/2220:46

Shperndaje:

Autoritetet greke po hetojnë mundësinë që ekzekutimi i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e së dielës (18.12.2022) në një kafene në sheshin e Nea Smyrni, të lidhet me një vrasje të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Siç ju kishte bërë me dije newsit.gr, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.


Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra.


Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi ka humbur një ngarkesë prej 700 kilogramësh kanabis, ngarkesë për të cilën dyshohet se ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë, Edmond Papa, raporton media greke newsit.gr


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tualetet publike në Sarandë janë të mbyllura dhe në gjendje skandaloze – VIDEO
GRILL REPUBLIKA Sarandë & Ksamil zgjeron stafin me punonjës të rinj
Konfirmohet lista e 9 deputetëve të PS Qarku Vlorë, 5 prej tyre nga lista e hapur
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Asistent/e Kuzhinier/e dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Nisin punimet për rikonstruksionin e Kopshtit Nr. 1 në Sarandë
Gjykata liron 32-vjeçarin nga Saranda: Arma dhe sendet e sekuestruara nuk ishin të tijat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.