Duke ndodhur në kufirin Shqipëri-Greqi

04/11/1614:16

Shperndaje:


ekam_10_7 Forca të shumta të policisë greke, Departamentit të ruajtjes së kufirit, forca të ndërhyrjes kundër terrorizmit dhe të antitrafikut kanë rrethuar zonën ku para pak pati shkëmbim zjarri mes policisë së kufirit grek dhe trafikantëve të drogës.
Gjithcka filloi kur grupi i policisë, pjesë e Departamentit të Filatit për kufirin ishte duke kryer patrullim në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Anavriti dhe fshatit Lia, shumë pranë kufirit greko-shqiptar.
Gjatë patrullimit janë gjetur të fshehur pesë çanta të mëdha me kanabis. Në momentin që policia ka arritur në vendin ku ishin çantat, sipas policisë greke një trafikant shqiptar që kishte rolin e ruajtjes së drogës ka hapur zjarr ndaj policisë greke.
Policia greke i është kundërpërgjigjur zjarrit, por shqiptar arriti të shpëtonte duke lëvizur në zonën e pyllëzuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat OPKE, Prokuroria dhe Departamenti i Rojes Kufitare, duke marrë pjesë me forca të shumta. Forca të tjera, por edhe helikopterë janë duke patrulluar terrenin në një zonë të gjerë në të gjithë perimetrin me kufirin shqiptar.
Policia beson se në zonë ndodhen edhe trafikantë të tjerë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e
Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.