Drogë në autobusin e linjës Sarandë – Athinë

31/03/1612:39

Shperndaje:


droge-sarande-greqi32Një sasi prej  20.2 kg lënde narkotike e futur në 18 pako  u zbulua nga autoritetet kufitare greke në një autobus që kryente itinerarin Sarandë-Athinë dhe anasjelltas. Droga u gjet natën duke gdhirë dita e sotme  në një çantë të zezë, fshehur pas televizorit, brenda autobusit, gjatë kontrollit që ushtroi policia greke në vendkalimin kufitar të Kakavijës në territorin e Greqisë. Për këtë ngjarje u shoqërua shoferi i autobusit, A K., nga Delvina. Autobusi u raportua të ishte i një  linje që operon në Sarandë.  Përfaqësuesi i kësaj kompanie  mohoi që autobusi të ishte pronë e tij. Ai tha se disa linja përdorin emrin e kompanisë së tij dhe duke u ndalur tek autobusi i kapur me drogë, tha se ai ishte një autobus me targa greke që ishte marrë me qira nga KTEL i Janinës, kompania shtetërore greke e transportit ndërurban.  Në fotot  shikoni momentet kur autobusi me pasagjerë kryesisht shqiptarë, iu nënshtrua kontrollit të policisë kufitare greke. 

 

.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Dea e Butrintit” rikthehet në shtëpi pas një shekulli udhëtim
Shkarkohet Lamallari, vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjurmët që la në Sarandë
Tmerr në Korfuz: 51-vjeçari shqiptar akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare
Programi Kombëtar i Strehimit/ 2 mijë kredi me interes 0%, ja kush mund të përfitojë
Historia e futbollit në Sarandë dhe Delvinë/ Xhorxhi Vasili rrëfen një shekull traditë
Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.