“Drejtësi për Kakomenë” – Banorët kërkojnë ndihmën e PE dhe Ambasadës Amerikane

18/06/2013:11

Shperndaje:


Banorët e Nivicë Bubar kanë vendosur të fimosin një Peticion, me të cilin i drejtohen Parlamantit Europian dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.
PETICIONI
Drejtësi për Kakomenë!
Ne, të nënshkruarit kërkojmë ndihmën e Parlamentit Evropian, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve te tjera per mbrojtjen e te drejtave humanepër të ndaluar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pronës që u bëhet banorëve të fshatit Nivice Bubar në Shqipëri.

Nivice Bubar është një fshat që ndodhet në bregdetin jugor të Shqipërisë në bashkine e Himarës. Eshtë fshat autokton me histori mbi 600 vjecare me tradita dhe fe të ruajtura qe nga periudha e hershme. Banoreve te fshatit po u shkelen te drejtat njerezore prej me shume se 15 vitesh duke I hequr te drejten e prones se tyre qe ndodhet prane plazhit publik Kakome
Në vendin e quajtur Kakome, që është pronë e trashëguar e banorëve të fshatit Nivice Bubar, është aprovuar të ndërtohet një resort turistik pa marrëveshje me pronarët.Gjatë këtyre viteve, banorët kanë protestuar disa herë ne pronën e tyre dhe policia ka ndërhyrë dhe I ka larguar me forcë, ku disa nga banorët kanë pësuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike.
Me mbështetjen politike ndër vite kjo pronë ruhet nga policia private dhe eshte e rrethuar, ne rrugë është vendosur nje porte që të çon në plazhin publik Kakome, duke mos lejuar që pronarët të shkojnë në pronën e tyre dhe qytetarët të shkojnë në plazhin publik, dhe me vone u rrethua dhe deti dhe nuk lejohej asnje mjet motorik ujor.
Para disa vitesh mediat publikuan rastin e kapjes ne flagrance te nje ngarkese te lendes narkotike rreth 2 ton qe transportohej nga makinat e policise private qe ruanin token tashme te rrethuar ne Kakome.Pra prona e trasheguar e banoreve te Nivices po perdorej per trafikimin e lendeve narkotike .Ky eshte nje nder rastet unike ne Europe ku plazhi publik I cili I takon cdo individi te lire te ketij planeti po mbahet I bllokuar me force.
Ju lutemi vendosni drejtesi duke firmosur, përfundon Peticioni, për të cilin banorët ftojnë këdo për ta firmos.
LINKU I PETICIONIT https://www.gopetition.com/petitions/justice-for-kakomea.html


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas stuhisë, shteti jep alarm për motin dhe ndalon lundrimin e varkave
Sophra Restaurant në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse
Zjarri në Bregas – Banorët në luftë me flakët, kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Il Vesuvio Pizza & Pasta në Sarandë kërkon Kamarier dhe Ndihmës Kamarier
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjëse
The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon staf. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.