Vazhdon drama e strehimit të familjeve rome në ish godinën e Kinoteatrit në Çukë

16/10/2115:52

Shperndaje:

Në Çukë, romët janë strehuar në godinën e ish-Kinoteatrit, e aty skamja është ulur këmbëkryq, duke u detyruar të jetojnë në kushte tejet të vështira. Atyre do t`u duhet ta përballojnë edhe këtë dimër nën çatinë që gjithë ujin e shiun e pikon ngadalë nëpër dhomat me lagështirë dhe të pasuvatuara.

Të lënë në mëshirën e fatit, shpresa e tyre se Bashkia do të bëjë diçka, ringjallet sa herë gazetarët shkojnë për të bërë ndonjë kronikë për kushtet e jetesës së tyre. Megjithë ankesat e tyre të vazhdueshme nëpër dyert e Bashkisë, përsëri nuk është marrë ende asnjë masë, përgjigja e përhershme për ta është se “nuk kemi fonde” dhe ndonjëherë dyert u janë mbyllur në fytyrë dhe ata janë rikthyer përsëri te skamja e tyre.

Edhe këtë dimër, si çdo dimër tjetër i jetës së tyre, do t’i detyrojë të flenë në sheshin e ftohtë, me ato pak batanije të ngrëna, e duke gjetur një copëz vend të cilin nuk e lagin pikat e shiut që pikojnë nga çatia.

Do t`u duhet të luten që muret e tyre të mos rrënohen komplet, ndërkohë që jashtë bën stuhi. Nevoja dëshpëruese për të pasur një strehë, shoqërohet nga uria që vazhdon t’i gërryejë pashpirtësisht.

Papunësia i ka detyruar ata ta sigurojnë ushqimin nëpër kazanë, e mbledhja e kanaçeve është e vetmja mënyrë mbijetese. Jetesa në këto kushte ka sjellë edhe pamundësinë për t`u shkolluar, fëmijët romë do t`u duhet të ndjekin fatin e prindërve të tyre.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.