Dorëzohet i arratisuri me pranga në duar, por prangat humbasin

07/11/1716:20

Shperndaje:


SARANDE – Ermir Idrizllari, i cili u arratis me pranga në duar nga furgoni i policisë një ditë më parë në Sarandë, është dorëzuar sot.
Ai u ndalua nga policia pasi iu gjetën në banesë rreth 22 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, ndërsa një shtetasi i kishte marrë me dhunë një shumë parash prej 30 mijë lekë të reja. I riu i është drejtuar policisë së Sarandës këtë të martë në shoqërinë e avokatit mbrojtës, Gjergj Imeraj. Ermir Idrizllari ka thënë përpara policisë se gjatë 24 orëve të arratisë është fshehur në malin e Milesë.
Arratisja e të riut nga automjeti i policisë bëri jo pak bujë ditën e diel. Teksa efektivët që ishin në operacion po kryenin kontrolle në disa banesa, disa të njohur të Ermir Idrizllarit i janë afruar fugonit të policisë kanë sulmuar dy policët që po ruanin të arrestuarin dhe e kanë marrë atë me pranga në duar duke u larguar.
Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit pasi ka rezultuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre efektivët kanë ndikuar në arratisjen me pranga të 26 vjeçarit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier, Ndihmës Kamarier dhe Sanitare
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Taverna Garden në Sarandë kërkon Ndihmëse në kuzhinë dhe Pjatalarëse
Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, u konfliktua me disa persona
Blue Mill Resort kërkon Kuzhinier dhe Ndihmës kuzhinier
BOE Luxury Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.