Dogji makinën e biznesmenit, arrestohet pas dy ditësh


Pas një pune hetimore, ku në krye të operacionit ka qenë kreu i Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, është arrestohet autori i djegies së makinës së biznesmenit Resul Mema pak ditë më parë.
Autori i dyshuar është Ylli Kola 25 vjeç nga Tepelena. I riu është identifikuar nga kamerat e sigurisë në momentin që bleu benzinën pranë një pike karburanti për të djegur më pas makinën.
Saranda Web sjell pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina kur Kola pasi blenë benzinën drejtohet për te ‘Range Rover’-i në lagjen nr.4, ndërsa në kokë për të mos u identifikuar kishte vendosur bluzën që kishte veshur.
25 vjeçari dyshohet se është paguar për të djegur makinën, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e autorit që ka paguar Ylli Kolën për këtë zjarrvënie.
Pas dokumentimit të veprimeve, policia ka arrestuar autorin, i cili dyshohet si autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të ngjashme. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.