Dogana e Mavromatit me 8 punonjës të rinj, por ende pa një afat për funksionim 24 orë

Dogana e Mavromatit me 8 punonjës të rinj, por ende pa një afat për funksionim 24 orë
Pika kufitare e Mavromatit, që lidh Shqipërinë me Greqinë nëpërmjet Qafë Botës, vijon të mbetet në fokus të diskutimeve për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve, ndërsa pritshmëritë për funksionim 24 orë ende nuk janë konkretizuar.

 

Grevë në doganat greke, nesër në mëngjes lejohet kalim vetëm me "duar në xhepa"

 

Më herët ishte premtuar se pala greke do të siguronte kushte për funksionim të pandërprerë të doganës së Mavromatit, një kërkesë e kahershme e banorëve, bizneseve dhe sektorit të turizmit në jug të Shqipërisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim zyrtar për zgjatjen e orarit në 24 orë.

 

Në këtë kontekst, autoritetet greke kanë shpallur hapjen e tetë pozicioneve të reja pune për forcimin e stafit në Stacionin Doganor të Mavromatit. Këto pozicione janë pjesë e Ciklit të parë për vitin 2026 të Sistemit të Unifikuar të Lëvizshmërisë dhe synojnë plotësimin e vendeve vakante në këtë pikë kufitare.

 

Konkretisht, bëhet fjalë për dy pozicione në nivel Arsimi Universitar për Oficerë Doganorë, dy pozicione në Arsimin Teknik për Oficerë Doganorë dhe katër pozicione në Arsimin e Mesëm, gjithashtu për Oficerë Doganorë. Aplikimet për këto vende pune janë të hapura deri më 19 prill 2026.

 

Deputeti grek Vasilis Giogiakas theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi, duke deklaruar se plotësimi i tetë pozicioneve do të përbëjë një hap thelbësor në forcimin e zyrës doganore me staf të përhershëm. Sipas tij, kjo do të plotësojë edhe emërimet vjetore të punonjësve të administratës tatimore greke (AADE), të cilat janë miratuar së fundmi.

 

Megjithatë, edhe pse ky zhvillim shihet si një hap pozitiv drejt përmirësimit të funksionimit të doganës, mbetet për t’u parë nëse rritja e stafit do të shoqërohet me vendime konkrete për zgjatjen e orarit të punës.

 

Për zonën e Sarandës dhe gjithë jugun e vendit, funksionimi 24 orë i pikës kufitare të Mavromatit konsiderohet një element kyç për zhvillimin ekonomik, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe rritjen e fluksit turistik gjatë gjithë vitit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.