Dita Botërore e Turizmit/ Kumbaro: Nuk duam turizëm masiv, por dorëlëshuar

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro e vuri edhe një herë theksin tek turistët cilësorë, që sjellin më shumë para.

 

“Nuk kërkojmë të kemi turizëm masiv, por turizëm cilësor, që do të thotë më shumë standarde dhe shërbime nga ana e sektorit privat, më shumë investime në infrastrukturë nga sektori publik, dhe sidomos më shumë edukim qoftë të komuniteteve por edhe të turistëve të cilët sa më të nivelit të lartë të jenë aq më shumë para paguajnë”, tha Ministrja Kumbaro.

 

Kumbaro pati një thirrje për të gjitha sipërmarrjet që operojnë në këtë sektor.

“Për të mos u ekzagjeruar dhe për të mos pasur një Shqipëri ku mbi turizmi dëmton komunitetin loka”, tha Kumbaro.

 

Avantazh i madh për zhvillimin turistik jo vetëm të Shqipërisë por edhe të rajonit, janë ofertat e përbashkëta turistike mes shteteve.

“Një paketë gjithëpërfshirëse turistike-rajonale mund të nxisë më shumë interesin e turistëve për shkak të karakterit komplementar dhe të harmonizuar të vlerave që mban ky rajon”, tha Zana Çela drejtoreshë e AKT.

 

Këtë vit konferenca ndërkombëtare me temë “Turizmi në Evropën Lindore dhe Juglindore – Shtigje të Reja të Zhvillimit”, u zhvillua në Tiranë, ku u bë një panoramë edhe e performancës së sektorit këtë vit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.