Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997

13/05/2521:07

Shperndaje:

Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997

 

Partia Demokratike në Sarandë ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e pluralizmit politik, duke lënë pas edhe rezultatin e vitit 1997, kur zgjedhjet u zhvilluan nën terrorin e bandave dhe pasigurinë ekstreme në vend. Aktualisht, me përfundimin e numërimit të votave në qarkun Vlorë dhe me përfshirjen e votave të diasporës, ndarja e mandateve rezulton: 9 për Partinë Socialiste dhe vetëm 3 për Partinë Demokratike.

 

Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997

 

Kjo rënie dramatike për PD-në nuk është rastësi, por pasojë e një sërë faktorësh të grumbulluar ndër vite.

 

Nga fitore plebishitare në vitin 2003, në rënie historike në 2025

 

Në zgjedhjet vendore të vitit 2003, ndonëse edhe atëherë në opozitë, Partia Demokratike fitoi të gjitha bashkitë dhe komunat që përfshihen në zonën e Sarandës, duke dominuar politikisht në të gjithë territorin e ish Rrethit të Sarandës. Por 22 vite më vonë, ky realitet është përmbysur plotësisht.

 

Shkaqet e dështimit: mungesë opozitarizmi dhe listë e kontestuar

 

Një nga arsyet kryesore është mungesa e opozitarizmit të vërtetë gjatë viteve të fundit. PD në Sarandë është perceptuar nga një pjesë e madhe e elektoratit si një opozitë e heshtur, e paaftë për të reaguar ndaj problematikave reale të qytetarëve, dhe në shumë raste, e lidhur me pazare të heshtura me pushtetin lokal.

 

Ndërkohë, lista e kandidatëve për këto zgjedhje është cilësuar nga shumë zëra si e dobët dhe e diskutueshme, ku emrat në listën e hapur nuk arritën të krijojnë një lidhje reale me votuesin dhe nuk frymëzuan aspak besim për fitore. Asnjë prej tyre nuk u pa si alternativë reale, çka shtoi më tej zhgënjimin e votuesve të qendrës së djathtë.

 

Braktisja nga elektorati tradicional

 

Një pjesë e konsiderueshme e votuesve tradicionalë të PD-së në Sarandë e braktisën dhe zgjodhën të votonin “Shqipëria Bëhet”, duke e konsideruar PD-në një parti të shuar, pa zë dhe pa vizion. Rruga drejt kësaj disfate ka qenë e ngadaltë, por e pandalshme, dhe ky rezultat final është pasqyrim i një degradimi të vazhdueshëm në strukturë, mesazh dhe përfaqësim.

 

Me vetëm 3 mandate në një qark me peshë elektorale të konsiderueshme, PD nuk arrin dot as të garantojë një përfaqësim minimal në raport me votuesit që dikur e mbështetnin fuqishëm. Nëse ky rezultat nuk merret si një thirrje e fortë për reflektim dhe riorganizim, por faji i lihet si kurdoherë popullit, Partia Demokratike në Sarandë rrezikon të zhduket nga harta politike e qytetit në vitet që vijnë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.