‘Dhuro një Lule për Sarandën’ dhe Saranda Web aksion të përbashkët për familjet në nevojë

03/04/2016:17

Shperndaje:


NJOFTIM DHE THIRRJE PER SOLIDARITET

Prej datës 11.03.2020 në Shqipëri është ndërprerë thuajse çdo aktivitet ekonomik dhe mundësi lëvizje. Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha kryesisht për ato familje që kanë nivel të ulët ekonomik.

Është fakt se me kalimin e ditëve uria po del në pah trishtueshëm. Është fakt gjithashtu që shteti nuk po arrin dot të mbulojë të gjitha nevojat. Janë me dhjetëra familje çdo javë që janë drejtuar për ndihmë publikisht pranë Bashkisë Sarandë dhe medias online Saranda Web. Është momenti që mos të rrimë në llogore e të gjuajmë njëri tjetrin, por ti japim një dorë njëri-tjetrit. Edhe shtetit pse jo…

Nisma “Dhuro një lule për Sarandën” në bashkëpunim me portalin Saranda Web kanë vendosur të nisin një bashkëpunim për solidaritet me familjet në nevojë. Aktivistët e nismës kanë grumbulluar mes veti buxhet për përgatitjen e 60 pakove ushqimore.

Nisma “Dhuro një lule për Sarandën” dhe Saranda Web pas pak orësh do të nisin një fushatë për mbledhjen e fondeve përmes platformës online gofundme për furnizimin me ushqime të familjeve më në nevojë.

Ne kemi menduar që kontributet e bashkëqytetarëve Sarandiot dhe dashamirësve anë e mbanë botës që do të mblidhen në vazhdim ti përkthejmë në pako ushqimore të cilat do ti ndahen në mënyrë transparente familjeve në nevojë.

Jemi të vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë gjithçka, por sado të ndihmojmë në kushtet ku është vendi vlen.

1 pako ushqimore do të kushtojë 2 000 lekë të reja dhe do përmbajë:
2 kg miell
1 kg sheqer
2 kg oriz
1 pako kripë
4 makarona × 500gr
1 pako gjalpë
1pako faqi 500gr
1 kg fasule korce
2 sapun
1 kafe turke 100gr
2 konserva peshku
1 salcë gjelle e trashë
1 kg djath lope.

Përzgjedhja e familjeve në nevojë do të bëhet nga aktivistët bazuar në kërkesat që kanë ardhur pranë Saranda Web, kërkesat që do vijnë në vazhdim te Saranda Web dhe faqja në Facebook e Nismës “Dhuro një lule për Sarandën”
https://www.facebook.com/njelulepersaranden/
si dhe nga listat e Bashkisë Sarandë me të cilën do këmbejmë informacion dhe do bashkëpunojmë sa të mundemi për ato nevoja që situata paraqet. Do bëjmë sa të mundemi. Urojmë në sa më shumë solidaritet nga qytetarët!


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.