Dhunohen barbarisht dhe grabiten cifti i moshuar në Lefter Talo, Finiq – VIDEO

Dhunohen barbarisht dhe grabiten cifti i moshuar në Lefter Talo, Finiq

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit, ku dy të moshuar u dhunuan barbarisht gjatë një grabitjeje të ndodhur mesnatën e së dielës.

 

Dhespo Kalivioti, 78 vjeçe, ndodhet aktualisht në spitalin e Sarandës me plagë dhe mavijosje në trup, pasi së bashku me bashkëshortin e saj, Spiro Kalivioti, 79 vjeç, u sulmuan nga dy persona të maskuar që hynë në banesë për të marrë para. Grabitësit i goditën të moshuarit me shkopinj dhe shkatërruan gjithçka, derisa arritën të marrin 2 mijë euro.

 

 

E moshuara kujton momentet e tmerrit:
“Hyri i pari dhe tjetri pas tij. Filluan të qëllonin me shkop pa pushim, më morën telefonin që të mos njoftoja policinë. Na kërcënonin se do të vrisnin burrin. Ishin të maskuar dhe të pajisur me shkopinj, një thikë dhe një pistoletë që nuk e dinim nëse ishte e vërtetë apo jo. Një orë na mbajtën në ankth dhe kthyen shtëpinë përmbys.”

 

Spiro Kalivioti, i cili është edhe kryeplak i fshatit, beson se autorët kanë vepruar mbi bazën e një informacioni të brendshëm. Ai menaxhon kullotat dhe tokat e fshatit për emigrantët që jetojnë në Greqi, ndërsa paratë e mbledhura ua shpërndan atyre çdo verë. “Disa prej tyre nuk kishin ardhur këtë vit dhe paratë i mbaja në shtëpi. Hajdutët duket se e dinin këtë gjë,” tha ai.

 

 

Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët dëgjuan zhurmat dhe njoftuan policinë e Sarandës.
“Erdhën menjëherë policia dhe ambulanca. Nuk është vepër e ndonjë banori këtu, sepse fshati ka vetëm të moshuar. Dyshojmë se hajdutët kanë ardhur nga jashtë,” thanë banorët.

 

Ngjarja ka përhapur frikë dhe pasiguri në këtë komunitet të vogël, ku jetojnë vetëm 10 familje, kryesisht në moshë të thyer. Autorët e grabitjes u larguan në errësirë, duke marrë me vete jo vetëm paratë, por edhe qetësinë e një fshati të tërë.

 

Çifti i moshuar i bën thirrje policisë që të identifikojë dhe arrestojë sa më shpejt autorët, për të rikthyer ndjenjën e sigurisë në këtë zonë të brishtë të jugut të vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.