Dhunë mes dy familjeve në Delvinë, një person në kërkim dhe një tjetër nën hetim

Dhunë mes dy familjeve në Delvinë, një person në kërkim dhe një tjetër nën hetim

 

Një konflikt mes dy familjeve në qytetin e Delvinës ka përfunduar me dhunë fizike dhe ndërhyrjen e Policisë.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. R., 42 vjeç. Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi A. R., 60 vjeç, të dy banues në Delvinë.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se, pas një konflikti mes tyre, 42-vjeçari ka goditur me sende të forta bashkëshorten e 60-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke goditur me sende të forta nënën e 42-vjeçarit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Vijojnë përpjekjet për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.