Dhrovjani, fshati i 16 kishave dhe 40 puseve me sytë nga turizmi – VIDEO

27/02/2120:12

Shperndaje:

Dhrovjani, fshati i 16 kishave dhe 40 puseve me sytë nga turizmi – VIDEO

 

Si Dhrovjani, i pasur me natyrë, traditë, kulturë dhe resurse, ka pak. I ndërtuar në një gropë të madhetektonike-karstike, 450 metra mbi nivelin e detit, ky fshat në Delvinë zë një vend të veçantë në Shqipëri.
16 kisha, një pjesë e tyre monumente kulture, 40 puse të vjetër, të ndërtuara që në fund vitet e 1800-ës gjenden këtu në Dhrovjan. I rrallë jo thjesht për nga numri i tyre, por me arkitekturë të kohës që i ka rezistuar dhe sot.

 


Por rruga që të çon në këtë aset turistik, sipas historisë banuar që në shekullin e pestë, lë për të dëshiruar.
Është një nga fshatrat më të mëdhenj të Finiqit. Si qendër e banuar njihet nga fundi I shekullit 17-18. Në shekullin e 20 ka qenë komunë. Për këtë arsye u ndërtua dhe rruga që lidhte fshatin me aksin nacional Sarandë – Gjirokastër.

 


Vitet e fundit është verejtur interesim i vizitorëve të huaj këtu, 27 km larg qytetit bregdetar të Sarandës. Banorët po mendojnë mundësinë e kthimit të këtyre aseteve në bujtina e atraksione.

 

VIDEO 

 
https://youtu.be/WhZ5ueF4Tf8
 

Dhrovjani është një fshat në Njësinë Administrative Mesopotam në rrethin e Delvinës dhe Bashkinë e Finiqit

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

YouTube sarandaweb

TikTok saranda.web

Pinterest sarandaweb

LinkedIn sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari
Migel Flor promovon në Sarandë librin “Vajza që kalëroi Diellin”
Ëndrra e Butrintit për Kategorinë e Parë vazhdon, sot përballje me Maliqin 
Terminali i autobusëve në Sarandë gati, qytetarët kërkojnë autobus urban dhe semaforë
“The Nomad” Burgers në Sarandë kërkon të punësojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.