Detaje të reja nga aksidenti: Automjeti goditi 72-vjeçarin, gomarin dhe një lopë dhe më pas goditi një mjet tjetër

27/10/249:05

Shperndaje:

Detaje të reja nga aksidenti:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:45, pranë rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj. Viktima, Luan Xhuvani, 72 vjeç, po udhëtonte me gomarin e tij nga fshati Fushë Vërria drejt Bajkajt, duke shoqëruar një lopë të lidhur pas gomarit.

 

Rrethanat e aksidentit
Sipas të dhënave paraprake, Engjëll Ogiçi, 63 vjeç, po kthehej nga Tirana drejt shtëpisë së tij në Bamatat dhe ishte vetëm në makinën e tij tip “Benz”. Afër rrethrrotullimit të Bajkajt, gjatë shkëmbimit me një automjet tjetër, Ogiçi dyshohet se nuk ka arritur të vërejë Xhuvanin dhe kafshët për shkak të dritave të shkurtra. Automjeti i tij fillimisht përplasi lopën, më pas gomarin me Xhuvanin mbi të, dhe në fund u përplas me një makinë tjetër tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi V.G.

 

 

Luan Xhuvani ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës, për shkak të plagëve të rënda që pësoi nga përplasja. Engjëll Ogiçi u shoqërua në komisariat nga autoritetet për t’u marrë në pyetje dhe për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Deklarata e Policisë: 

Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi Engjëll Ogiçi  63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Luan Xhuvani  72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, 72 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Engjëll Ogiçi, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes
Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje
Mbytet një varkë turistike në Ksamil, shkak dyshohet konkurenca – VIDEO
Mobileri RENO në Mesopotam kërkon Bojaxhi & zmerilues  dhe Montues skeletesh
Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit Vasili Tzigos

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.