Dëshmia e Sotir Çabirit: Nuk e dëgjova shpërthimin, mendoj se është kurth për të na fajësuar

2 minuta përpara se hotel “Bizanti” në Sarandë të hidhej në erë mëngjesin e 13 Shkurtit, kamerat e sigurisë fiksuan Sotir Çabirin të dilte nga godina 2-katëshe.

Në media qarkullon dosja hetimore e shpërthimit të fuqishëm, që krahas rrafshimit total të godinës 2-katëshe, dëmtoi dhe ndërtesa të tjera në gjithë zonën.

Në të pasqyrohet dhe dëshmia e autorit të dyshuar, i cili edhe pse ndodhej fare pranë hotelit që u hodh në erë, ka rrëfyer se nuk ka dëgjuar shpërthimin.

Ndër të tjera, ai shton se nuk dyshon tek asnjë person, por e sheh ngjarjen si një kurth.

Sotir Çabiri:Nuk e dëgjova zhurmën e shpërthimit pasi kam qenë në makinë. Kur jam kthyer tek hoteli për të marrë çantën u habita që e gjeta të shkatërruar. Nuk dyshoj tek asnjë. Mendoj se donin të na ngrinin një kurth duke më bërë mua fajor për diçka që se kam bërë. Duke ditur dhe gjendjen shëndetsore të babit, kanë shpresuar që kështu të realizonin planet e tyre.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia mori dhe dëshminë e Spiro Çabirit, babait të autorit i cili prej vitit 2002 është në konflikt pronësie me bashkëpronarin tjetër, Dhimitër Evangjeliu. Konflikt ky që sipas policisë ka shtyrë 36-vjeçarin të kryejë aktin e rëndë.

Spiro Çabiri ka pohuar se ditën e ngjarjes familja e tij së bashku me djalin do udhëtonin drejt Anglisë por ka qenë vetë Sotiri që 1 ditë para i ka thënë ta shtyjnë udhëtimin pasi kishte provime në shkollë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.