Deri kur do të vazhdojë kjo situatë ?

19/01/1714:54

Shperndaje:


rruget sarande Ditët e fundit qyteti i Sarandës është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve, kalimtarët dhe bizneset.
Shirat që kanë rënë keto ditë kanë sjellë edhe hapjen e gropave në disa rrugë. Segmenti nga Materniteti deri në sheshin e qytetit është nga më problematikët, pasi rruga ishte mbushur me zhavorr dhe baltë, e cila nga shirat po përhapet në të gjithë qytetin ndërsa në rrugë janë hapur shumë gropa të cilat po vështirësojnë kalimin e automjeteve.
 E njëjta situatë haset edhe në segmentet nga Materniteti ne rrugën e pestë, rruga mbi port, rruga Onhezmi, rruga e katërt, sheshi te agjensia dhe shumë segmente të tjera.
Drejtuesit e mjeteve shprehen të irritur pasi po u dëmtohen makinat, ndërsa biznesi në këto segmente paguan edhe faturën më të rëndë.
Investimi në rrugën mbi port ka 4 muaj që ka filluar dhe ende rruga ndodhet nē një gjendje katastrofike. Bizneset në këtë zonë ankohen për situatën pasi kalimi i qytetarëve është bërë gati i pamundur dhe bizneset e tyre janë në prag të falimentimit.
Askush nuk është shprehur kundër investimeve të mëdha që po kryhen në Sarandë, por nga ana tjetër në rrugët ku përfundon puna duhet të merren masa për sjelljen e tyre në gjendje normale.
rruge sarande

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pamja që flet më shumë se fjalët: një aksident në Sarandë që përfundon me përqafime
Jungle Lounge në Sarandë kërkon të punësojë Kamariere
U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka
Festa e “RIZA” bashkon qindra banorë në Theologo, tradita dhe trashëgimia kulturore në qendër të vëmendjes
Disa qytetarë në Sarandë guxojnë të protestojnë për mungesën e ujit – VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.