Deputeti Alket Hyseni: Sa herë ‘egërsohet’ Presidenti, është i frikësuar


Deputeti socialist Alket Hyseni ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili tha se paketa Anti-KÇK u miratua vetëm pak orë para se të vinte në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias.
Hyseni tha se nuk është shqetësimi i mazhorancës se çfarë mendon presidenti, ndërsa shtoi se sa herë egërsohet, do të thotë se është i frikësuar.

“Nuk është shqetësimi jonë se çfarë mendon presidenti. Në këtë luftë e dimë që do ketë shumë njerëz që nuk janë dakord dhe janë të frikësuar në palcë.
Disa prej tyre kanë përdorur edhe opozitën e rrugës. Ne nuk mund të rrinim duarkryq kur gjyqtarë dhe prokurorë po shfrytëzojnë orët e fundit në detyrë.
Kjo është anti-KÇK e famshme. Atë që e kanë bërë spontanisht në 30 vite, në orët e tyre të fundit po e bëjnë pa skrupuj. Ne nuk mund të presim procedurat normale që mund të zgjasin edhe një vit. Nuk mund të rrimë duarkryq. Pasi kemi bërë një analizë të thellë dhe konsultën më të mirë të mundshme, duke iu referuar edhe komisionit të Venecias, arritëm në këtë draft. Ne nuk jemi në kushte ideale dhe ne do të donim që për shumë gjëra të kishim edhe opozitën por ja që jemi në kushte shqiptare.
Ne na ka rënë për pjesë misioni për ta çuar përpara.
A egërsohet presidenti, nuk e mbajmë ne përgjegjësinë. Unë e di sa herë egërsohet presidenti është i frikësuar. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë. Unë jap mendimin tim”, tha Hyseni.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.