Denoncimi/ Kalatë e Shqipërisë në duart e një OJF inkopetente


Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon dhënien për rikonstruksion të Monumenteve të Kulturës një OJF-je, e cila sipas tyre, ka kryer në Shqipëri restaurime skandaloze dhe të cilat kanë humbur vlerat historike.
DENONCIMI:
Pas me shume se 6 muajsh braktisje, ditet e fundit ka nisur puna per restaurimin e kulles bizantine qe eshte rrezuar nga termeti i 26 nentorit ne Durres. Cuditerisht punimet po kryhen nga organizata jofitimprurëse “CHwB” Albania e arkitektes boshnjake, znj Lejla Hadxhixh-Pesha, e cila eshte e njohur ne Shqiperi per restaurimin skandaloz te Hamamit te Krujes (ne foto). Pasi u harxhuan 84 mije euro per nje godine relativisht modeste ne siperfaqe, monumenti jo vetem qe humbi cdo vlere historike, por dhe u permbyt me shirat e para qe rane. Hamami i Krujes i shpallur si nje kryeveper restaurimi nga Ministrja Kumbaro as vizitohet me dhe tashme eshte harruar.

Pervec murit te Durresit, mesohet se Ministria e Kultures dhe Instituti i Monumenteve po i japin per te restauruar kesaj OJF edhe kullen ne Kalane e Krujes dhe kullen ne Preze.

Me te drejte lind pyetja, perse Instituti i Monumenteve nuk e ndermer vete te gjithe operacionin e restaurimit te ketyre monumenteve perderisa fondet po sigurohen nga ambasadat e huaja si ndihme per trashegimine e Shqiperise dhe jo per te fuqizuar shoqerine civile?
Perse znj Dollani autorizon nje OJF dhe nje arkitekte qe qartesisht eshte kritikuar disa here ne publik nga specialistet per transformim te monumenteve? Nese nje institucion publik qe ligjerisht duhet te mbroje dhe te restauroje monumentet tona ia jep ato OJF-ve si mund te garantoje standartin e kerkuar nga Karta e Venecias te pranuar edhe nga Shqiperia? Rasti I Hamamit te Krujes apo shtepite ne Gjirokaster tregojne mjaft qarte se me shiun e pare ketyre OJF-ve u del boja.

Se dyti, znj. Dollani dhe IMK duhet te sqarojne se cilet specialiste kane pergatitur keto projekte restaurimi ne kalate me te rendesishme te vendit. Deri tani kemi informacion se projektet jane hartuar nga eksperte qe nuk kane license per monumentet antiko-mesjetare dhe procedurat e ndjekura jane ne shkelje te plote ligjore.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Dy të rinj nga Saranda shpëtojnë nga flakët drejtuesin e një automjeti në rrugën Kardhiq–Sarandë
Lexoni më shumë
Rama publikon takimin me një të ri me aftësi ndryshe: Kërkoi të më takonte
Lexoni më shumë
Rama kërcënon protestuesit: Nuk do të flini dot në hotele dhe nuk do të udhëtoni dot me trena
Lexoni më shumë
Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.