Denoncimet e banoreve te Finiqit: 1 milion leke rryshfet për kullotat

14/06/1821:58

Shperndaje:


Banorët e fshatit Cerkovicë të bashkisë Finiq prej kohësh po përballën me veshtirësi për të ushtruar aktivitetin e blektorisë. Një familje blektorësh në Cerkovicë të bashkisë Finiq shprehen se prej kohësh ndodhen nën një presion dhe persekutim të vazhdueshëm prej zyrtarëve të bashkisë së Finiqit.
Shkak për këtë janë bërë kullotat në këtë zonë, pasi i jepen vetëm personave që paguajnë lekë nën dorë. Familjes Foto në Cerkovic iu prish një rrethim i stalës nga Bashkia, ndërkohë që stalla ndodhet shumë larg nga zonat e banuara dhe mbi të gjitha rrethimi ishte i bërë prej kohësh dhe në pronë private.
Fëmijët e çiftit, të cilët janë emigrantë prej vitesh në Greqi kanë ardhur, pasi janë njoftuar për çfarë po ndodhte dhe shprehen të habitur për atë që kanë parë, pasi lopët të cilat po kullosin të lirshme në qendrat e Sarandës dhe Finiqit nuk kanë shqetësuar këta zyrtarë, të cilët u shqetësuan për dhentë në një zonë të thellë si kjo e tyre.
Në Aliko, Finiq dhe Sarandë lëvizin lopët, të cilat ndotin vendin dhe këta vijnë në këtë fshat ku stalla ndodhet 1.5 km larg banesës së fundit., vijnë për të shkatërruar një biznes që funksionon këtu prej më shumë se 25 vjet.
Kosta Foto, i biri
Babai ynë aktualisht po mban me punë 3-4 familje, duke ndihmuar kështu edhe banorët e fshatit. Por befas kohët e fundit po përballet me sulme nga kryetari i bashkisë. Kjo për shkaqe politike apo shkaqe të tjera, këtë ata e dinë.
Thalia Foto, vajza
Një prej biznesmenëve në bashkinë e Finiqit, i cili ka edhe marrëdhënie të përditshme me blektorët është Sotir Kaçi, i cili administron një punishte qumështi. Në një bisedë për Report Tv ai hedh akuza ndaj kryetarit të Bashkisë Finiq Leonidha Hristo për marrje ryshfeti në çdo kontratë për kullotat në zonën e Finiqit, pasi në jo pak raste blektorët i kanë kërkuar borxh biznesmenit Sotir Kaçi me argumentin se u duheshin t’ia jepnin kryetarit të baskisë.

Biznesmeni për të vërtetuar thëniet e tij ka biseduar në prani të kamerës së Report Tv me njërin nga këta blektorët, i cili i ka theksuar se vitin e kaluar pagoi 1 milionë lekë.

Biseda telefonike

Blektori: Vangjeli,
Biznesmeni: Cili drejtor mo?
Blektori: Drejtori mo
Biznesmeni: Drejtori i pyjorës
Blektori: Eeee(pohon)
Biznesmeni:Mori pjesen e tija ai?
Blektori: Eeee
Biznesmeni: Sa u kërkoi mo, sa lekë u kërkoi?
Blektori: I dhamë 1 milion Lekë
Biznesmeni: Kafe kjo, për barin sa paguat?
Blektori: Plus barit dy milion e gjysëm
Biznesmeni: Plus bari dy milion e gjysëm dhatë edhe 1 milion tek Vangjeli (Drejtori i Pyjores)
Blektori: Eee te Vangjeli

Banorët shprehen se tokat e fshatit jepem me qera banorëve të zonave të tjera pasi ata i paguajnë para nën dorë kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, e për ta fshati është kthyer në makth të vërtet, pasi çdo gjë administrohet forcërisht prej zyrtarëve bashkiak.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.