Prej dites se djeshme zjarret perreth qytetit te Delvines vijojne te pashqetesuara te djegin dhjetra hektare me pyje dhe shkurre.
Por pasditen e sotme, megjithe apelin e banoreve per nderhyrje nga ajri, zjarri ndodhet ne periferite e qytetit. Pavaresisht se ne terren ndodhen disa mjete dhe forca zjarrfikese, ata jane te pafuqishem te perballen me zjarrin, i cili ka dale jashte kontrollit dhe eshte vetem ceshtje kohe te mberrije ne shtepite e lagjes Vllac.

