Delvina, Konispoli dhe Finiqi prej 5 orësh pa energji. Avari e rëndë

23/02/1921:02

Shperndaje:


Prej orës 16 të pasdites së sotme gjithë territori i bashkive Delvinë, Konispol dhe Finiq ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas drejtorit të OSSHE Sarandë Artur Kseno, shkak është bërë mosfurnizimi me energji elektrike nga hidrocentrali Bistrica 2.
Artur Kseno në një komunikim me Report Tv është shprehur se nga kontaktet që ka patur me përfaqësues të hidrocentralit, i cili i përket kompanisë Kurum, bëhet fjalë për një avari të rëndë të ndodhur në këtë Hidrocentral.
Nga kontaktet që ka patur drejtuesi i OSSHE me hidrocentralin i cili furnizon territorin e 3 bashkive në jug të vendit, i është thënë se për riparimin e këtij dëmtimi janë nisur drejt hidrocentralit një grup ekspertësh, por që ende nuk jepet një afat se kur do të kthehet enegjia për banorët e Delvinës, Konispolit dhe Finiqit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.