Delvina humbet një tjetër institucion

02/07/208:47

Shperndaje:


Zyrtarisht njoftohet se Zyra Arsimore Delvinë do të largohet nga Delvina dhe sipas udhëzimit do të bashkohet me Zyrën Arsimore të Sarandës.
Lajmi bëhet i ditur nga kryatari i Degës së PD Delvinë, i cili fton arsimtarët, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe qytetarët e Delvinës ta kundërshtojnë këtë vendim.

Ja çfarë shkruan Hari Imeri:

Kjo është e papranueshme për arsimtarët dhe nxënësit e shkëlqyer që ka nxjerr kjo trevë.
E papranueshme për Delvinën e vlerave, qytetarisë, mikëpritjes dhe bujarisë, Delvinën e firmëtarëve të pavarësisë,vendlindjes së kryeministrit të parë shqiptar.

Tashmë 170 mësues, 7 shkolla 9-vjeçare,1 shkollë e mesme dhe 1500 nxënës do të mbeten në mëshirë të fatit.

I bëj apel Sindikatës së Pavarur të Arsimit Delvinë,Këshillit Bashkiak Delvinë,të gjithë arsimtarëve dhe ish-arsimtarëve delvinjot,ata të cilët na mësuan hapat e para të dashurisë për familjen,për bashkëqytëtarët,qytetin dhe Kombin, si shtresa më vitale e shoqërisë, ta kundërshtojmë së bashku këtë vendim të lëshuar nga Ministria e Arsimit me “një të rënë të lapsit”, pa lexuar historinë e këtij qyteti,pa pyetur askënd në këtë qytet , ta kundërshtojmë këtë vendim,ndryshe do të ishte fatale për Delvinen tonë.

Bashkëqytetarë, ju kthej në kujtes se mosreagimi jonë ndaj transferimit të Institucioneve(Gjykat,Prokurori,Hetuesi,Hipotekë),vite më parë solli mjerim në qytetin tonë të dashur,nëse nuk reagojmë edhe këtë herë kjo do të jetë fatale për ne.

Një qytet “vdes” kur institucionet largohen prej tij.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.