Delvina 3 ditë pa ujë, bashkia këshillon qytetarët si të përballojnë situatën

09/01/2114:44

Shperndaje:


Pas publikimit në Saranda Web për mungesën e ujit në qytetin e Delvinës, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë Delvinë.
Nëpërmjet një postimi në faqen facebook të kryetares së Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi, qytetarëve u shpjegohet se mungeesa e ujit ka adrhur pas ndotjes së ujit.
Gjithashtu në postimin në facebook u jepen këshilla qytetarëve si të sigurojnë ujin.

POSTIMI NË FACEBOOK

Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një problematikë seioze në burimin e Vrizit duke e bërë ujin të papërdorshëm për momentin.
Jemi duke bërë përpjekjet maksimale për sistemimin e ujërave përreth burimit.
Në bashkëpunim me NJVKSH Delvinë po ndjekim në vazhdimësi kryerjen e analizave të ujit.
Analizat e kryera sot në orët e para të mëngjesit tregojnë përmbajtje bakteriologjike, fakt ky që e bën të pamundur furnizimin me ujë të popullatës.
Të gjithë banorët janë të lutur të përdorin çezmat publike për të realizuar furnizimin me ujë të pijshëm.
Përballë kesaj situate të vështirë, të kushtëzuar nga moti i keq, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.