Deklarata e policisë: Gjykata na dha të drejtë për arrestimin e pijanecit

09/12/1718:28

Shperndaje:


Menjëherë pas publikimit të pamjeve të vjedhjes së një marketi në Sarandë, ku nga pamjet dukej qartë se autorët e vjedhjes ishin 2 persona të maskuar dhe jo pijaneci i arrestuar, ka ardhur edhe reagimi i policisë. Përmes një deklarate, policia shprehet se Gjykata e Sarandës i ka dhënë të drejtë policisë për arrestimin e tij duke e lënë në burg pa afat.
DEKLARATA E POLICISË
Lidhur me Njoftimin për Shtyp të dhënë më datë 05.12.2017, nga Policia ku bën fjalë për vjedhjen e një marketi në rrugën ”Mitat Hoxha”, në Sarandë, bëjmë me dije se :
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë duke bërë edhe kqyrjen e kamerave të marketit, ka rezultuar se në market kanë hyrë tre shtetas të cilët kanë vjedhur, ku njëri prej tyre ka rezultuar të jetë shtetasi L.Dano, 48 vjeç, (të cilit Policia i ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale disa shishe me pije alkoolike të marra në marketin e vjedhur).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e këtij shtetasi dhe ditën e djeshme ka marrë Vendimin Nr.2107 datë 08.12.2017, ku ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Ndërkohë Policia po vijon hetimet për identifkimin dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë, autor të vjedhjes së marketit në pronësi të shtetasit E.L.
Por deklarata e policisë më datë 05.12.2017 nuk kishte asnjë gërmë për 2 personat e tjerë, por thyerjen e xhamit dhe gjithçka ishte vjedhur ia kishte faturuar Leonard Danos.
DEKLARATA E 5 Dhjetorit
Kronika në Report Tv

VIDEO E VJEDHJES

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri
Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO
Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë
EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO
Ardit Bido: RTSH duhet të ketë sinjal në Janjar, Vërvë e Dishat e deri në Igumenicë – VIDEO
Bllokimi i monopatinave me urdhër të ministres në rrjetet sociale, qytetarët nisin protestat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.