Dashamir Tahiri: U bashkova me Vangjel Dulen të rrëzojmë Edi Ramën


[espro-slider id=13204]Dashamir Tahiri: U bashkova me Vangjel Dulen të rrëzojmë Edi Ramën.
I larguar nga çamët e PDIU dhe i përfshirë në listat e PD, Dashamir Tahiri ka sqaruar përse ka pranuar që ai të jetë në të njëjtën listë të kandidatëve për Vlorën së bashku me Vangjel Dulen.
Duke folur për një media lokale në Vlorë, Dashamir Tahiri sqaroi se vendimi për përfshirjen e tij dhe të kryetarëve të partive aleate nën siglën e Partisë Demokratike ishte vendim i kryetarëve të partive. Sipas tij, Vangjel Dule ka programin e tij. Dashamir Tahiri thekson gjithashtu se janë bërë bashkë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
“Ky është koalicion shumë i madh, ku të gjitha partitë janë bashkuar në një sigël dhe nuk ishte zgjedhja ime. Janë zgjedhje që i kanë bërë kryetarët e partive. Ne jemi në një koalicion për të mundur qeverinë e sotme. Jemi të bashkuar të gjithë. Dulja ka programin e tij, unë kam programin tim. Jemi për një qëllim, të përmbysim qeverinë”, është shprehur Dashamir Tahiri.
Vangjel Dule dhe Dashamir Tahiri janë përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në Vlorë. Pak ditë më parë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi deklaroi se çdo votë e çamëve për Dashamir Tahirin shkon për Vangjel Dulen.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.