Reklamë I Love Orange

Dashamir Tahiri akuza nga Kllogjeri: Shpëtim Idrizi ka zaptuar Shoqatën dhe Partinë e Çamëve

Dashamir Tahiri Akuza  nga Kllogjeri: Shpëtim Idrizi ka zaptuar Shoqatën dhe Partinë e Çamëve

 

Në përkujtim të 81-vjetorit të genocidit ndaj çamëve, në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në Varrezat Monumentale të Kllogjerit, u dëgjuan jo vetëm fjalime nderimi dhe homazhe për viktimat, por edhe akuza të ashpra që tronditën skenën politike çame. Ish-deputeti Dashamir Tahiri, një nga figurat më të njohura të komunitetit çam, sulmoi publikisht kryetarin aktual të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke e akuzuar për përvetësim të institucioneve që përfaqësojnë këtë komunitet.

 

Dashamir Tahiri Akuza  nga Kllogjeri: Shpëtim Idrizi ka zaptuar Shoqatën dhe Partinë e Çamëve

 

 

“Nuk i lëmë më gjërat në dorën e një njeriu,” – deklaroi Tahiri me tone të forta. “Shpëtim Idrizi ka zaptuar Shoqatën ‘Çamëria’ dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. I ka mbyllur të gjitha, i ka kthyer në pronë private. Kjo është e papranueshme.”

 

Sipas Tahirit, komuniteti çam nuk ka më hapësirë për të shprehur lirisht zërin e tij brenda këtyre strukturave, pasi gjithçka është përqendruar në dorën e një individi.

 

“Kjo nuk është partia e Shpëtim Idrizit, nuk është as e imja dhe as e ndonjë tjetër. Është partia e çamëve. Dhe çamët kanë të drejtë të mblidhen, të zgjedhin, të rinovojnë, të forcojnë dhe të riaktivizojnë vetë përfaqësimin e tyre,” – tha ai.

 

 

Këto deklarata u bënë në prani të dhjetëra pjesëmarrësve që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e viktimave të spastrimit etnik të vitit 1944, por që u përballën edhe me këtë përplasje të hapur politike, që duket se ka thelluar krizën e përfaqësimit brenda komunitetit.

 

Thirrje për Riformatim dhe Unitet

 

Në fjalën e tij, Tahiri i bëri thirrje komunitetit çam – të rinjve, moshës së mesme dhe të moshuarve – që të mos qëndrojnë më pasivë ndaj zhvillimeve, por të marrin në dorë fatet e përfaqësimit të tyre politik dhe shoqëror.

 

“Sot është koha për të reflektuar. Ky është një apel për të gjithë: të mos e lëmë më zërin e Çamërisë në dorën e askujt. Shoqata dhe Partia duhet t’u kthehen çamëve,” – përfundoi ai.

 

Kjo dalje publike pritet të shkaktojë reagime të forta brenda radhëve të PDIU-së dhe mund të ndezë debat të gjerë në radhët e komunitetit çam, i cili, përkundër plagëve të së kaluarës, po përballet edhe me sfida serioze të përfaqësimit të tij në ditët e sotme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47