Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

21/04/2510:11

Shperndaje:

Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

 

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me përfaqësues të peshkatarëve dhe kultivuesve të midhjeve në Sarandë.

 

Në fokus të bashkëbisedimit ishin çështje që lidhen me sektorin e peshkimit dhe kërkesa për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në mënyrë që ky sektor të jetë në standardet e duhura.

Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

“Investimi i kanalit që bën lidhjen me detin, është shumë i domosdoshëm dhe unë do ta mbroj me çdo kusht, me qëllim që ekonomia e midhjes në Sarandë të mos vdesë. Midhja ka qenë dikur krenaria e eksportit shqiptar dhe do të jem mbështetësi juaj në mënyrë që të loboj për thellimin e asaj lidhje. Ky është investim që ndikon drejtpërdrejt në prodhim, në ekonominë tuaj. Investimi për portin e ri turistik, parashikon edhe pjesën e portit që do t’i vlejë sektorit të peshkimit. Ai është një aset me partneritet publik dhe privat, duke bërë që shteti të ndikojë tek ky lloj konçesionari, për të mundësuar standartet e nevojshme për peshkimin”.

 

Referuar alternativave që ofrohen për elektoratin në këto zgjedhje parlamentare, Damian Gjiknuri theksoi se, “Pala tjetër mund të premtojë shumë por dikush që s’ka dhënë prova, s’ mund të të bindë”. PS, sipas Gjiknurit, ofron një alternativë, e cila duhet të jetë dhe zgjedhja e qytetarëve. “Është e vetmja forcë politike e cila përmes dialogut me qytetarët, integron në politikë problemet dhe kërkesat e tyre.”

 

“Tek kandidimi im, ju keni një garanci më shumë pasi, unë jam njeri politik, i kam dhënë provat e punës sime dhe, në drejtimin politik të Qarkut të Vlorës, kam arritur të ruaj ekuilibra, kam arritur të strukturoj procese politike këtu. Qeveria po vazhdon të ndërtojë në Sarandë. Ju me votën tuaj më jepni forcë, jo për të qënë një deputet nga të tjerët, pasi ju nuk keni nevojë që thjesht të trokisni në një derë, por edhe të hapet dera. Ju duhet të votoni Partinë Socialiste, Nr. 5, pasi ajo është kryesorja sepse, pa qeverinë e PS edhe vlera ime, edhe zëri im nuk ka vlerë. Brenda kësaj zgjedhje, mendoj se jam një zë që do t’ju përfaqësoj shumë mirë. Sa më shumë vota të marr, aq më shumë peshë politike do të kem. Kjo është kredia morale që ju më jepni, për të komunikuar nesër me çdo instancë në dobi të interesave tuaja. Meqë është kjo garë e hapur, më vijnë fjalë që thonë është deputet i dalë Damiani. Jo, Damiani ka nevojë për të gjithë votat e qytetarëve të Sarandës dhe të gjithë Qarkut të Vlorës, për t’ju përfaqësuar dhe për të qenë deputeti juaj. Këtë ua kërkoj në mënyrë të drejtpërdrejt. Ju doni një përfaqësues të provuar, me eksperiencë dhe që e ka treguar veten që ju ka ndenjur në krah për kërkesat dhe nevojat tuaja”.

 

I pranishëm në takim, sipërmarrësi Gjergj Luca, duke shprehur konsiderata për figurën e Gjiknurit, deklaroi së është në mbështetje të plotë të kandidaturës së tij, duke theksuar se, “Damianin e kam njohur në Elbasan, aty ku ai krijoi një klimë shumë të mirë për bizneset. Damiani ishte për ne dera e hapur kur i binim derës në mes të ditës dhe të natës. Për adresimin e problematikave dhe kërkesave tona, Damiani shpesh përplasej në qeveri dhe në pushtetin lokal, deri në zgjidhje të plotë të shqetësimeve tona. Emri i Damian Gjiknurit nuk është histori fushate por është histori që ai do t’ju vijë mbrapa për problematikat dhe kërkesat tuaja”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

FELIS by HP Restaurant kërkon Ndihmës/e kuzhine dhe Kamarier/e
YES CASH & CARRY Sarandë kërkon staf për disa pozicione pune
Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit
Njoftim për disa pozicione të lira pune në Monte Cristo Hotel Sarandë
Alarmuan qytetin, shoqërohen në Polici 2 të rinj që hodhën lëndë piroteknike
Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil: Ju duhet një zë i fortë politik që ju zgjidh problemet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.